Sales Agent – është përgjegjës për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve me klientët në sektorin HoReCa në qytetin e Tiranës duke promovuar dhe shitur produktet e kompanisë tek hotelet, restorantet dhe kafenetë. Ky rol përfshin identifikimin e mundësive të reja të biznesit, negocimin e kontratave dhe arritjen e objektivave të shitjeve.
Detyrat
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve të forta me klientët ekzistues dhe potencialë në sektorin HoReCa.
- Identifikimi dhe zhvillimi i mundësive të reja të shitjeve në tregun HoReCa.
- Analizon shitjet dhe sugjeron përmirësim të punës.
- Duhet të njohë shumë mirë gjithë zonën dhe të prezantojë e promovojë produktet e kompanisë tek klientët.
- Përgjegjës për performancën e klientëve me kontrata, aktive POS, si dhe dokumentimin përkatës.
- Sigurohet që zbatohet rregullorja dhe politika e përgjithshme e kompanisë nga agjentët (orari i punës, zbatimi i kodit të veshjes dhe etikës, mbarëvajtje të marrëdhënies profesionale me klientët etj.).
- Sigurohet që programi ditor (route) zbatohet duke vizituar të gjithë klientët që janë në zonë (duke përfshirë dhe hapjen e klientëve të rinj).
- Arritja e objektivave të shitjeve të caktuara nga menaxhmenti dhe raportimi i rezultateve të shitjeve.
- Analiza e të dhënave të kërkimeve të tregut që kanë lidhje me shitjen.
- Përditësim me produktet dhe konkurrentët e rinj.
- Raportim tek menaxheri i shitjes.
Aftësi dhe kualifikime
- Aftësi shumë të mira negociuese me HoReCa
- Aftësi për t’u koordinuar me ekipin
- Njohje shumë e mirë e tregut të FMCG
- Aftësi analitike
- Njohje e sistemeve të informacionit. Duhet të njohë programet e paketës MS Office, veçanërisht përdorimi i Excel, Internet dhe e-mail.
- Team Player – me fokus në performancë dhe i orientuar drejt rezultateve
- Time management skills – me aftësi të larta për të menaxhuar projekte
- Arsimi i lartë i domosdoshëm
- Leje për drejtim automjeti të kategorisë B
- Minimumi 5 vite përvojë pune në shitje
Job Category: Agjent
Job Type: Full Time
Job Location: Tirane