MENAXHER/E BARI

Përgjegjësitë Kryesore

  • Mbikëqyrja e veprimtarisë së përditshme të barit, duke përfshirë menaxhimin dhe organizimin e stafit.
  • Administrimi i magazinës, kontrolli i furnizimeve dhe porositja e mallit sipas nevojave.
  • Trajtimi profesional i pyetjeve, kërkesave dhe ankesave të klientëve.
  • Zbatimi dhe monitorimi i standardeve të sigurisë dhe cilësisë.
  • Krijimi, propozimi dhe ndjekja e fushatave promovuese për zhvillimin e aktivitetit të barit.
  • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me furnitorët dhe partnerët.
  • Hartimi dhe zbatimi i rregullave dhe procedurave për të garantuar funksionim të qetë dhe efikas.
  • Kryerja e detyrave të tjera sipas nevojave të veprimtarisë.

Aftësitë e Kërkuara

  • Përvojë e mëparshme në pozicione të ngjashme (e preferueshme).
  • Pasion për industrinë e shërbimit dhe mikpritjes.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipin dhe klientët.
  • Gatishmëri për të punuar me ritëm të shpejtë dhe me orare të zgjatura.
  • Aftësi organizative, efikasitet dhe energji pozitive.

Çfarë Ofrojmë

  • Mundësi pune afatgjatë dhe rritje profesionale.
  • Pagë të kënaqshme dhe konkurruese.
  • Trajnime të vazhdueshme për zhvillim profesional.
Tipi i Punes: Full Time
Vendndodhja: Tirane

Apply for this position

Allowed Type(s): .pdf, .doc, .docx