Ne po kërkojmë një agjent shitje energjik dhe të orientuar drejt rezultateve për të zgjeruar dhe mirëmbajtur rrjetin tonë të klientëve në kanalin off-trade. Agjenti i shitjeve do të jetë përgjegjës për promovimin dhe shitjen e produkteve tona në dyqane të pakicës, supermarkete dhe pika të tjera të shitjes me pakicë
Detyrat kryesore të pozicionit:
- Regjistrimi i klientëve në databazën e kompanisë. Vizitat tek klientët e zonës sipas një route të mirëpërcaktuar për të prezantuar produktet tona dhe për të ndjekur shitjet.
- Takime të paracaktuara me pronarët/menaxherët e klientëve të rinj apo ekzistues për diskutim problematikash të veçanta.
- Komunikimi i produkteve, çmimeve, kushteve të pagesës. Implementimi i strategjive të marketingut dhe promovimit për të rritur shikueshmërinë dhe shitjet e produkteve.
- Monitorimi i stoqeve, skadencave dhe vendosja e porosive për të siguruar që produktet tona janë gjithmonë të disponueshme në raft për klientët.
- Regjistrimi në CRM i vizitës, porosive dhe detajeve të tyre.
- Përçon tek supervizori nevojat e klientit dhe oportunitetet në treg.
- Raporton mbi trendin e shitjeve tek supervizori, raporton mbi situatën e konkurrencës në përgjithësi, rakordon me klientin për anën financiare dhe mbledhjen e detyrimeve.
Profili dhe Kualifikime:
- Arsim i mesëm i domosdoshëm.
- Leje për drejtim automjeti të kategorisë B.
- Përvojë të mëparshme në shitje, preferohet në sektorin e FMCG.
- Njohje e sistemeve të informacionit. Duhet të njohë përdorimin e Internet dhe e-mail.
Aftësi të nevojshme:
- Aftësi për të menaxhuar kohën efektivisht.
- Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi.
- Të jetë i orientuar drejt rezultatit dhe të përpiqet vazhdimisht për të bërë një punë shumë të mirë.
- Të përpiqet maksimalisht për të plotësuar detyrat e kërkuara në afat.
- Të jetë i motivuar pozitivisht nga arritja e objektivave që i caktohen.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
Kategoria: Agjent
Tipi i Punes: Full Time
Vendndodhja: Tirane