Agjenti i shitjeve eshte pergjegjes per arritjen e targeteve te vendosur nga shoqeria per zonen qe mbulon. Menaxhon gjithe klientet e zones per te permbushur objektivat e vendosura nga kompania dhe eshte pergjegjes per performancen e zones dhe gjetjen e klienteve te rinj, bazes materiale dhe aseteve.
Pozicioni i punës është për qytetin e Tiranes
Detyrat kryesore të pozicionit:
- Regjistrimi i klientëve në databazën e kompanisë. Vizitat tek klientët e zonës sipas një route të mirëpërcaktuar.
- Takime të paracaktuara me pronarët/menaxherët e klientëve të rinj apo ekzistues për diskutim problematikash të veçanta.
- Komunikimi i produkteve, çmimeve, kushteve të pagesës. Prezantimi i produkteve të reja apo produkteve me ofertë.
- Arritja e një plani shitjesh. Koordinimi mes klientit, zyrës së billing dhe stafit të shpërndarjes me udhëzime për pagesat, dhe kohën e lëvrimit të porosisë.
- Regjistrimi në CRM i vizitës, porosive dhe detajeve të tyre.
- Përçon tek supervizori nevojat e klientit dhe oportunitetet në treg.
- Raporton mbi trendin e shitjeve tek supervizori, raporton mbi situatën e konkurrencës në përgjithësi, rakordon me klientin për anën financiare dhe mbledhjen e detyrimeve.
Profili dhe Kualifikime:
- Arsim i lartë i domosdoshëm.
- Leje për drejtim automjeti të kategorisë B.
- Përvojë të mëparshme në shitje.
- Njohje e sistemeve të informacionit. Duhet të njohë përdorimin e Internet dhe e-mail.
Aftësi të nevojshme:
- Të njohë rëndësinë e procedurave dhe standardeve në fushën e aktivitetit.
- Të ketë eksperiencë në planifikim strategjik dhe në zbatim.
- Të ketë njohuri në menaxhimin e marrëveshjeve, negocimeve dhe ndryshimeve.
- Të ketë aftësi të mira bashkëpunuese, menaxhuese dhe komunikuese.
- Të jetë i orientuar drejt rezultatit dhe të përpiqet vazhdimisht për të bërë një punë shumë të mirë.
- Të përpiqet maksimalisht për të plotësuar detyrat e kërkuara në afat.
- Të jetë i motivuar pozitivisht nga arritja e objektivave që i caktohen.
- Të ketë besim, motivim, vendosmëri dhe aftësi për të punuar mirë vetëm dhe në grup si pjesë e një ekipi.
Kategoria: Agjent
Tipi i Punes: Full Time
Vendndodhja: Tirane